KORÇË

Një 26- vjeçar është arrestuar në fshatin Barç të Korçës pasi është kapur duke vendosur baste sportive me anë të një celulari ‘Samsung Galaxy A6’.

H.Xh, i është sekuestruar celulari ndërkohë Policia i ka kaluar materliane Prokurorisë së Korçës për verpat penale të organizimit të lotarive të palejuara, vënua në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara si dhe fshehje të të ardhurave.

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë

Vijojnë kontrollet për evindentimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të cilët ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia arreston në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• H. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb