Koreja e Jugut po përballet me një krizë demografike, shkruan “Financial Times”.

Shkalla e lindshmërisë së vendit, tashmë më e ulëta në botë, parashikohet të bjerë edhe më tej në 2024.

“Nëse niveli i lindjeve në Korenë e Jugut mbetet i ulët, vendi do të përballet me zhdukjen e popullsisë”, u tha punonjësve muajin e kaluar kryetari i Booyoung, Lee Joong-keun.

Kompania koreane e ndërtimit “Booyoung” po u ofron punonjësve një bonus prej 75,000 dollarësh për çdo fëmijë që lindin, një nga shumë stimujt që synojnë nxitjen e njerëzve për të krijuar familje, ndërsa politikanët dhe bizneset përballen me krizën demografike të vendit.

Udhëheqësit politikë kanë rritur premtimet për stimuj financiarë për prindërit e ardhshëm përpara zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm.

Parti nga i gjithë spektri politik kanë bërë propozime që variojnë nga shtesat më bujare të strehimit dhe lehtësimet tatimore deri te leja e detyrueshme e atësisë për baballarët dhe subvencionet e zgjatura për programet e ngrirjes së vezëve.

“Shkalla totale e fertilitetit në Korenë e Jugut – numri mesatar i fëmijëve që një grua pritet të lindë gjatë jetës së saj – ra nga 0,78 në 2022 në 0,72 në 2023”, sipas shifrave të qeverisë.

Këtë vit, kjo shifër parashikohet të bjerë në 0,68, shumë më poshtë se 2,1 që OECD thotë se është e nevojshme për të siguruar një popullsi gjerësisht të qëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb