KORE E VERIUT – Koreja e Veriut ka dënuar priftin kanadez, Hyeon Soo Lim, me dënim të përjetshëm me punë të rëndë në kamp, pasi u arrestua nen akuzën e shkaktimit të trazirave.
Dënimin ia ka dhënë Gjykata Supreme e Koresë së Veriut, pas një procesi të shkurtër, ka raportuar agjencia kineze “Ksinhua”.

Sipas gjykatës, Lim është shpallur fajtor se i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore në nxitjen e zërave kritikë për të drejtat e njeriut në Korenë Veriore dhe për fabrikimin dhe qarkullimin e propagandës me të cilën nxihet imazhi i Koresë Veriore.

Sipas kishës ku ka punuar prifti Lim, ai ishte në mision humanitar dhe e kishte vizituar Korenë e Veriut disa here. Lim ishte arrestuar nga autoritetet e Koresë Veriore në muajin janar, pasi kishte arritur nga Kina.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: