UEFA po tenton të shpëtojë Euro 2020 me synimin për të konfirmuar zhvillimin e turneut më të rëndësishëm europian sipas dative të përcaktuara në kalendar. Por situata globale e lidhur me emergjencën e përhapjes së virusit Covid-19 rrezikon të minojë gjithçka. Ose më e pakta të ndryshojë planet e qeverisë europiane të futbollit. Situata bëhet më e vështirë për UEFA-n, pas ndërhyrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që tani e konsideron Coronavirus një pandemi.

Fbl Eur Euro 2020 Draw
Fbl Eur Euro 2020 Draw

Ky alarm ka bërë që përfaqësues të OBSH të kontaktojnë UEFA-n për të mësuar planet e saj. Një tjetër fakt që komplikon zhvillimin e Euro 2020 sipas programit ka të bëjë me mënyrën se si do të organizohet ky kompeticion, për herë të parë në histori në 12 shtete. Një problem I madh, duke parë që Covid-19 tashmë është përhapur thuajse në të gjithë vendet e kontinentit të vjetër. Kësaj i shtohen edhe kalendari i Europa League që ka ndryshuar për shkak të shtyrjes së disa ndeshjeve, ndërsa me shumë mundësi kjo pritet të ndodhë edhe me sfidat e Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb