MAQEDONIA E VERIUT

 

Maqedonia e Veriut ka pësuar një rënie sa i përket numrit të të infektuarve duke regjistruar sot brenda 24 orëve 18 raste të reja, ndryshe nga dje kur u regjistruan 24 raste.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup pozitiv rezultuan 11 persona, në Prilep 4, në Kumanovë 2 dhe Tetovë 1. Numri i të prekurve në vend arrin në 219.

 

 

Deri më sot, 17 anëtarë të personelit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut u diagnostikuan pozitiv deri sa ishin në linjën e parë të frontit. Ministri Filipçe tha se sistemi mjekësor aktualisht nuk ka nevojë për mjek shtesë nga jashtë vendit.  Ai theksoi se gjatë një muaji prej rastit të parë të konfirmuar janë bërë 1800 teste të virusit korona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb