KORE E JUGUT

Koronavirusi ka shënjestruar këtë fund shkurti Korenë e Jugut teksa vetëm 24 orët e fundit është dyfishuar numri i të prekurve me 200 më tepër.

Gjithsej janë 433 të prekur nga koronavirusi në Korenë e Jugut dhe është vendi i dytë pas Kinës sa i përket të infektuarve, por ndryshe nga disa vende të tjera ka vetëm 2 viktima.

Ndërkohë në nivel ndërkombëtar numri i të prekurve me koronavirus ësthtë plot 77 mijë e 954 të infektuar nga të cilët 2 mijë e 362 viktima.

Shqetësuese mbetet situata në Irani pasi në dy ditët e fundit janë zbuluar 28 raste me 5 viktima kurse në Europë është Italia me 51 raste dhe 2 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb