Në kohën kur koronavirusi po mbjell frikë në mbarë botën, një pastiçier në Francë, Jean-Francois Pre e ka marrë pikërisht nga Covid 19 frymëzimin për ëmbëlsirën e tij të re me çokollatë.

Ajo serviret në formën e koronavirusit, duke u shndërruar në një model të ëmbël 3D të tij. Jean Francois thotë se ka shitur me dhjetëra ëmbëlsira deri tani. Interesi për to, nuk ka qenë I vogël. “ E bëj këtë që t`i shtyj njerëzit të buzëqeshin në këto kohë të vështira”, shprehet ai.

“Klientët buzëqeshin kur e shohin. Sikur ia heq pak mendjen nga shqetësimi që ka shkaktuar koronavirusi. Çdo vit përpiqem të bëj diçka të re, diçka interesante. Javën tjetër, do të sajojmë ca karikatura për zgjedhjet lokale.” tha ai.

Ideja e tij është pëlqyer nga blerësit.

“Në këto kohë shqetësimesh, apo edhe gati psikoze të përgjithshme, është e rëndësishme t`i qetësojmë ca gjërat. Duhet një buzëqeshje për të kapërcyer frikën.”

11 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, ndërsa të prekurit janë me qindra. Nga përhapja e shpejtë në mbarë globin, numri I të infektuarve mbërriti në 100 mijë, ndërsa virusi po shkakton dhe dëme të mëdha ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb