HUNGARI

Viktor Orban, Presidenti hungarez aq i kritikuar nga vendet perëndimore duket se më 20 qershor do i japë fund fuqive shtesë që i dha gjendja e jashtëzakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Orban u etiketua gjatë kohës së pandemisë me nofka si ‘diktator’ apo ‘autokrat’ për shkak të fuqive dhe kompetencave që i dha vetes gjatë pandemisë.

Por sot ministri i drejtësisë  Judit Varga deklaroi se më 2 qershor shfuqizohen në parlament kompetencat e qeverisë për administrimin e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb