Bergamo është i gjunjëzuar prej koronavirusit dhe qyteti lombard kaloi në pak ditë nga gëzimi i madh për kualfikimin e Atalantës në Champions, në qendrën më të goditur nga Covid-19. Mes shumë shkaqeve, mendohet se ka qenë edhe ndeshja Atalanta-Valencia, temë që u prek më parë dhe nga shefi i pneomologjisë në spitalin “Papa Gjon XXII” të Bergamos.

“Fakti që luajtëm atë ndeshje ishte e tmerrshme. Në atë kohë kishte shumë pak raste dhe askush nuk e kishte idenë se çfarë të bënte realisht ky virus. Nuk e kuptonim siç duhet infektimin. Mendoj se situata dramatike e Bergamos lidhet me ndeshjen Atalanta-Valencia. Bergamo është një qytet me 120 mijë banorë, por në Milano udhëtun 45 mijë tifozë. Gruas sime iu deshën tre orë për të arritur Milanon, kur zakonisht nuk duhen më shumë sesa 40 minuta. Kur shkuam në Valencia, ata ishin të qetë dhe nuk kishte kontrolle, sot janë vendi i dytë më i prekur. Kjo është e tmerrshme”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb