NJU DELHI

India është një tjetër shtet, ku numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur në një mënyrë dramatike.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Indi ka shkuar në 154 313 persona.

Ndërsa, të infektuarit në total për shkak të Covid-19 në shtetin indian janë plot 10 747 383 individë.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë infektuar me virus në Indi 292 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus në botë vazhdon të jetë SHBA, pasuar nga India, Brazili, Rusia dhe Britania e Madhe.

Koronavirusi, fillimisht u përhap nga Kina në shtetet perëndimore europiane, ndërsa tashmë ka gjetur mjaft terren në shtete të mëdha e kryesisht të varfra.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb