BULQIZË

Ndonëse jemi në një kohë emergjence kombëtare për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19, dhe qytetarëve iu është kërkuar qëndrimi në shtëpi, shumë familje të varfra e kanë të pamundur të mos vijojnë punën.

Ky është Sabit Koda nga Bulqiza. Ai thotë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të jetuar veç mbledhjes së kanoçeve në pikën e mbeturinave në Qafën e Buallit për të siguruar bukën e ditës. Megjithëse është i informuar për koronavirusin, Sabiti na tregon se nuk mund të qëndrojë në shtëpi, për sa kohë nuk ka asnjë mundësi për t’u ushqyer.

Ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet me shtresat në nevojë që të përballojnë këtë situatë, pasi qëndrimi në shtëpi për ta është i pamundur për shkak se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t’u ushqyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb