Belgjika është një tjetër shtet europian, i cili ka një numër të konsiderueshëm personash të prekur nga koronavirusi.

Në shtetin belg, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 80 persona.

Numri total i viktimave nga virusi në Belgjikë ka shkuar në 7924 individë.

Numri i njerëzve të infektuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Belgjikë është 361.

Kurse, numri total i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet europian ka shkuar në 50 267 individë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb