Një hotel në Madrid u transformua sot në strukture mjekësore, për trajtimin e rasteve jo shumë të rënda me koronavirus, theksoi një gazetar.

“Kjo do të mundësojë lehtësimin e presionit në spitale dhe në lirimin e dhomave”, bëri të ditur rajoni i Madridit në një komunikatë.

Personali shëndetësor me bluza të bardha dhe maska kanë filluar të mbërrijnë që prej mëngesit në hotelin “Gran hotel Colon”, që ndodhet 10 minuta nga spitali “Gregorio Maranon”, një prej më të mëdhenjve të kryeqytetit spanjoll.

Në mesditë kanë mbërritur ambulancat dhe personeli mjekësor të mbrojtur me veshjet e bardha, doreza dhe syze.

Shtypi është mbajtur larg dhe ndërtesa do të mbikëqyret nga policia. Ky është hoteli i parë që është shndërruar në një spital për të sëmuret me Covid-19, në Spanjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb