TIRANE-E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetja e PD, Grida Duma ka folur për debatet rreth korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe samitin informal mes liderëve të Ballkanit dhe Hahn në Durrës gjatë ditës së djeshme. Duma u shpreh se samiti informal ishte një dështim, pasi shumica e liderëve të vendeve të rëndësishme nuk merrnin pjesë.

“Takimi informal në Durrës ishte një dështim. Ishin rreth 17 të ftuar nga vendet e Ballkanit, nga të cilët ne pamë pjesëmarrës vetëm 6 apo 7. Nuk duhet të mungonte Serbia, Greqia, Kroacia. Samiti ka një qëllim kryesor dhe lidhet me atë që quhet integrimi ekonomik i rajonit. Më i sinqertë në këtë samit informal ishte fjala e kryeministrit Ramush Haradinaj. Hahn nuk ndaloi tek Shqipëria të thoshte kemi apo nuk kemi rritje të punësimit. Takimi informal duhet të kishte se paku një produkt”- tha Duma.

Lidhur me debatet për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, deputetja u shpreh se Kryeministri Rama u fsheh pas xhaketës së komisionerit Hahn dje kur u pyet për këtë çështje. Sipas Grida Dumës, Kosova ka kufijtë e saj prej 20 vitesh.

“Debati për korrigjimin e kufijve është një ndër çështjet më delikate. Kosova i ka kufijtë e saj prej 20 vitesh. Kryeministri Rama fshihet pas xhaketës së Komisionerit Hahn, i cili përfaqëson Komisionin Evropian që nuk merret me çështjet politike. Hahn po mban qëndrim neutral në lidhje me korrigjimin e kufijve. Unë nuk kam parë askënd që të jetë pro marrëveshjes për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Duma.

Sa i përket pranimit të 20 emigrantëve, deputetja e PD e sheh si protagonizëm të kryeministrit Edi Rama për përfitim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: