Më 10 Qershor 1999, në orën 20:00 në Washingtonit, 02:00 e 11 Qershorit në Tiranë e Prishtinë, Presidenti Amerikan i kohës Bill Clinton, i adresohej popullit të tij por dhe botës duke njoftuar largimin e trupave serbe dhe çlirimin e Kosovës.

“Sonte për të parën herë pas 79 ditësh qiejt e Jugosllavisë janë të qetë. Forcat ushtarake serbe po tërhiqen dhe mbi 1 milion njerëz të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre po përgatiten të kthehen. Amerikanët që morën pjesë në vendosjen e kësaj paqe si dhe të gjithë evropianët janë krenarë për fitoren e një bote më të qetë dhe të vlerave demokratike. Kur unë urdhërova futjen e forcave amerikane në operacionet ajrore e bëra për të lejuar popullin e shumëvuajtur kosovar të kthehet në shtëpitë e tij, për t’i detyruar forcat serbe përgjegjëse të masakrave të largohen nga Kosova dhe për të vendosur një forcë ndërkombëtare në Kosovë. Këto tre qëllime u arritën dhe kjo fitore u solli shpresa të reja njerëzve. Ne duhet të kujtojmë se dhuna të cilës ne ju kundërpërgjigjëm ishte kulmi i 10 vjet shtypjeve dhe bota shikoi pasojat e saj të tmerrshme. Unë personalisht nuk do t’i harroj kurrë kosovarët që takova, pjesa me e madhe e të cilëve nuk mund të tregonin çfare kishin parë. Por ata kishin shpresën se bota nuk do t’i braktiste më. Në këtë fazë ne kemi disa sfida që duhet të përballojmë”, deklaronte Clinton në atë fjalim.

Sot 21 vjet më pas Kosova është e pavarur, fal vendosmërisë së Presidentit Clinton për ti dhënë fund regjimit të Millosheviçit. Por a është Kosova sot, shteti për të cilin Amerika është investuar kaq shumë? A është shteti për të cilin mijëra shqiptarë dhanë jetën për pavarësi? Cili është bilanci i Kosovës në këto 21 vite pas lufte dhe problemet me të cilat ajo vijon të përballet?

Sonte në emisionin “Real Story” gazetari Sokol Balla do mundohet të marr përgjigjet për këto pyetje dhe shumë të tjera, me personazhe që kanë qenë pjesë e asaj lufte por dhe që vijojnë të ende aktiv në politikën e Prishtinës, duke nisur me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Gjeneralin Wesley Clark, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Po ashtu në emision do të jetë në lidhje direkte nga Lugina e Preshevës, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, shqiptari i Kosovës që drejton prej më shumë se një viti diplomacinë shqiptare. Sonte në ora 21:00 në News 24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb