Katër aktorë të rinj kosovarë që në praglufte vijnë në Tiranë në mënyrë të paligjshme për të takuar idhullin e tyre. Mbi këtë motiv, regjisori nga Kosova, Fatos Berisha ka ndërtuar skenarin dhe regjinë e filmit “Cirku fluturues” që çeli festivalin “Dea” në Tiranë. I bazuar në një ngjarje të vërtetë që është udhëtimi i tij personal, në Shqipërinë e ‘90-s, Berisha tha se në tri dekada pak gjëra kanë ndryshuar.

“Arti dhe kultura ne shtetet tona janë pa vemendje. Kur fitojme ndonje cmim vijne na rrahin supet, përndryshe teatri e filmi nuk mbeshteten”, tha ai. Një pjesë e madhe e filmit është xhiruar ne ambjentet e Teatrit Kombetar, shembur me 17 maj. Mungesa e tij, eshte një prej te paktave realitete që kanë ndryshuar. Fatos Berisha tha se; “Shembja e teatrit traume dhe pas traumave të tilla shoqëria duhet të reflektojë. Unë e kam dënuar atë akt dhe i qëndroj asaj që kam thënë”, u shpreh ai.

Filmi i tij pos Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe atij Dodona në Prishtinë, është një homazh për dy aktorë që nuk jetojnë më, një kosovare e vrarë më luftë dhe e Vangjush Furrxhiut. Bashkë me kosovarët vjen edhe lajmi i rinisjes së aktiviteteve artitike në Shqipërinë matanë kufirit. “Ne kemi hapur prej 10 ditesh teatrot e kinemate. Kjo kohe pa to ka qene si ne lufte”, -tha aktori Afrim Muçaj.
“Cirku flutures” është një bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut. Në rolet luajnë emra të njohur të dy Shqipërive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: