Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2027.

Dardanët e rinj do të përballen me San Marinon U21, Qipron U21 dhe Finlandën U21.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 shtator 2026 në San Marino, me fillim në orën 20:30.

Më pas, Kosova U21 do të zhvillojë dy ndeshje në Prishtinë. Fillimisht, më 30 shtator, do të përballet me Qipron U21, nga ora 19:00, ndërsa më 6 tetor do të luajë kundër Finlandës U21, po nga ora 19:00.

Kombëtarja U21 do të akomodohet në Hotel Venus, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Kampin Nacional në Hajvali dhe, një ditë para ndeshjeve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Seanca e parë stërvitore është planifikuar të zhvillohet më 26 shtator, nga ora 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali.

 

1789814977611 E549a651 4eba 401b 8c5d C61a3b2d5037
1789814977611 E549a651 4eba 401b 8c5d C61a3b2d5037

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb