Werder Bremen ka vendosur mos lejojë Milot Rashicën të udhëtojë drejt Kosovës për të zhvilluar dy ndeshjet për Ligën e Kombeve.
Drejtori sportiv Franck Baumann ka theksuar se Rashica, si dhe dy futbollistë të tjerë, serbi Milos Veljkovic apo holandezi Tahith Chong, do të luajnë në zona me rrezik të lartë të COVID-19.

Për këtë arsye, sipas Baumann, departameni i shëndetit në Werder Bremen vendosi që mos lejohet të udhëtojnë këta 3 futbollistë.

“Me këtë në mendje, ne vendosëm me lojtarët që ata të mos udhëtonin në ekipet kombëtare, pasi kjo do të përjashtonte gjithashtu një lojë në kupë. Ne duam ta shmangim këtë,” tha drejtori sportiv Frank Baumann.

Edhe në rast se ata nuk infektohen me COVID-19, me rregullat e Gjermanisë për t’u rikthyer duhet të karantinohen të paktën 5 ditë.
Ky është një lajm i keq për Kosovën që humb yllin e saj në prag të sfidave në transfertë ndaj Moldavisë, dhe në shtëpi ndaj Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb