Kosova ka thyer rekordin ditor  të vaksinimeve pasi 17 mijë e 322 qytetarë kanë marrë një dozë në 24 orët e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje gjithe qytetarëve të caktojnë datën e të vaksinohen pasi çdo vonesë dëmton shëndetin.

Sipas partisë e cila qeveris në Kosovë, duhet shtuar numri it ë vaksinuarve që vjeshta t’i kapë qytetarët sa më të imunizuar.

 

STATUSI NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE

Thyhet rekordi ditor!

17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikun që na kanoset prej variantit delta që edhe te ne ka filluar të përhapet. Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb