KOSOVE- Një “përplasje” ka ndodhur sot mes sigurimit të Kuvendit dhe opozitës, pasi këta të fundit tentuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për ta dorëzuar peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar nga qytetarët.

Për shkak se sigurimi tentoi që mos t’i lejojë në ndërtesën e Kuvendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramushi Haradinaj ka marrë peticionin dhe duke shtyrë sigurimin ka hyrë në hollin e Kuvendit pa u kontrolluar nga sigurimi.

“Unë hy dhe nuk mund të më ndal askush edhe hiqmu qafesh”, i ka thënë Haradinaj sigurimit, transmeton “kp”.

Ndërsa vet ëHaradinaj tha se ashtu ndodhi për arsye se nuk është e ndaluar të futen letra të Kuvend, pa marrë parasysh çfarë dite është dhe nuk e kanë të ndaluar si deputet të hyjnë brenda ndërtesës së Kuvendit.

Ata ritheksuan se nuk do të mbahen seancat e rregullta nëse nuk merren parasysh kërkesat e opozitës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb