PRISHTINE – Pas shkarkimit të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç nga Ministria për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, mmësohet se këtë ministri do të drejtojë Zv.ministri i parë, Qaush Balaj.

Mediat kosovare njoftojnë se Balaj është emëruar dy ditë më parë në këtë pozicion nga kryeministri Isa Mustafa. Balaj vjen nga komuna e Istogut dhe ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, nga radhët e LDK-së.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb