I akuzuari Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Murseli është dërguar i prangosur këmbë e duar. Burimet të KosovaPress bëjnë të ditur se i akuzuari Naim Murseli, në Klinikën e Neorologjisë sot ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s dhe më pas ai është larguar nga kjo klinikë.

Në seancën gjyqësore të mbajtur më katër qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt kishte ndodhur në nëntorin e vitit 2023, të akuzuar për këtë rast janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb