MILANO-Gazetarja Kozeta Kurti përgënjeshtron lajmin se është arrestuar për një vjedhje në një qendër tregtare në Itali. Në një bisedë telefonike me gazetarët e BalkanWeb, Kozeta Kurti nga Italia ku ndodhet momentalisht, tregon se cfarë ndodhi realisht dhe si u përlye emri i saj në veprën penale të vjedhjes së disa sendeve kozmetike.

 

 

“Dje ka ndodhur një vjedhje në një qendër komerciale midis Bergamos dhe Milanos ku isha dhe unë, sepse jam me pushime disa ditë në Itali. Erdhën karabinierët në çast dhe mbyllën qendrën dhe verifikuan kamerat. Nga verifikimi i kamerive u panë kush ishin hajdutët, bëhej fjalë për një grup shqiptarësh. Duke qenë se dhe unë isha shqiptare gjithashtu, na grumbulluan të gjithë shqiptarëve që ishim në qendër dhe na morën në pyetje. Më mbajtën të verifikonin a kisha lidhje me grabitësit. Pasi më kontrolluan, më thanë je e lirë”.
E pyetur sesi e mësuan faktin se Kozeta Kurti është gazetare, ajo shprehet se dikush nga shqiptarët e njihte si personazh publik dhe u tha ikarabinierëve, “vajzën e kemi gazetare, si ajo e Stricias”.
Kozeta Kurti siguron artikullshkronjësit mbi grabitjen se ndodhet shëndoshë e mirë në ambientet ku kishte parashikuar pushimet e saj në Milano dhe nuk ka parë qeli me sy.

(d.bono/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: