Ndryshe nga çdo herë tjetër, në “Dola te Ola” ende pa mbaruar rrëfimi i personazhit të parë, i të madhit Luan Zhegu, në program erdhi personazhi i dytë. Kjo sigurisht jo pa arsye, e ftuara e dytë ishte një nga bashkëpunëtoret e kantautorit Luan Zhegu.
Kozeta, një gazetare e producente njohur, së fundmi realizoi një projekt shumë të rëndësishëm, ku bëri bashkë figura të njohura të artit mes tyre ishte edhe Luan Zhegu.

Koncerti “Kur këndohej në film” u zhvillua në Amfiteatrin e Tiranës vetëm disa ditë më parë dhe në të u risollën këngët e filmave artistikë shqiptarë.

Kujtojmë që Kozeta prej disa vitesh ka filluar të realizojë disa koncerte të rëndësishme, ku nisi në 2016 me “Albanian Pop Rock 90” dhe vijoi më tej.

Kozeta zbuloi se Luan Zhegu ka qenë personazhi i parë televiziv që ajo ka parë në jetën e saj dhe kontakti i tyre i parë ka qenë para 33-vjetësh në shkallët e një spitali, ku Luani kishte disa të afërm të sëmurë, ndërsa që ajo ishte për gjyshen e saj. Kozeta tha se e adhuronte kantautorin, dhe shtoi se as e kishte menduar ndonjëherë që një ditë ata do të ngjiteshin në shkallët e Amfiteatrit së bashku.

Kozeta zbuloi se këto koncerte dhe projekte të ndryshme që ajo organizon i japin shumë kënaqësi dhe e motivojnë, duke bërë që mos t’i mërzitet puna që ajo bën prej 25 vitesh, kur është vetëm 39 vjeçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb