Kozeta Kurti foli dhe tregoi te Ola për projektet e saj, ku ajo si autore dhe producente organizon shoë të ndryshëm muzikor.

Ajo zbuloi projektin e radhës, i cili do të jetë për “Djemtë e Detit” dhe veçanërisht për të ndjerin Gent Demaliaj. Kozeta tha se ka një vit e gjysmë që e mendon dhe theksoi se është një borxh moral i brezit që ajo përfaqëson dhe premtoi se do të jetë një sipërmarrje spektakolare. “Të riprodhoj një imazh të Gentit, me lejen e familjes sigurisht, ka një peshë të madhe emocionale”, u shpreh ajo.

Ajo tha se ky projekt do të ketë shumë surpriza të bukura, ku në bashkëpunim me familjen e tij ajo ka mundur të ketë në dorë disa materiale si: fletoren e fundit të shënimeve ku janë shënuar tekstet e fundit që nuk kanë përfunduar si këngë, ka në dorë një material që ka instrumentalen dhe ka zërin e Gentit në telefon, një këngë që nuk pati kohë që të dilte…

Më tej shtoi se së bashku me skuadrën që ajo drejton kanë menduar që këtë projekt ta realizojnë në Akademinë e Arteve, pasi aty është vendi ku Genti studioi për dramë, aty gjeti dashurinë, aty projektoi familjen e re.

Kozeta këtë projekt e cilësoi shumë të rëndësishëm dhe vetëm pasi ta realizonte “do ta zinte gjumi e qetë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb