KOSOVA

Një arbitër futbolli në Kosovë është pezulluar nga Federata e Futbollit të Kosovës pasi në një status në adresën e tij personale në Facebook me një fotomontazh krahasoi Albin Kurtin kryeministrin në detyrë të Kosovës me diktatorin koreano verior Kim Jong- Un.

Statusi pati një reagim të madh pasi ndodhi kur Albin Kurti dhe qeveria e tij u rrëzuan nga mocioni i mosbesimit të iniciuar nga LDK pas shkarkimit të ministrit të brendshëm, Agim Veliu.

Bëhet fjalë për arbitrin e futbollit Qendrim Vata i cili u justifikua duke thënë se statusin nuk e ka bërë ai dhe pas saj fshihet dikush tjetër pasi atij ja kanë vjedhur fjalëkalimin e adresës së FB.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb