Presidenti rus Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës të Saudisë, Mohammed bin Salman Al Saud kanë bashkëbiseduar përmes një telefonate, tha Kremlini në një deklaratë.

“U diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën politike, tregtare, ekonomike dhe energjetike, si dhe bashkëpunimin në kuadër të OPEC+, për të garantuar stabilitetin e tregut botëror të naftës”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që më 1 shkurt do të jetë takimi i radhës për OPEC+.

Në tetor 2022, OPEC+ ra dakord të ulte prodhimin me dy milionë fuçi në ditë, dy herë më shumë se sa kishin parashikuar analistët, pavarësisht një fushate presioni intensiv nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin paralajmëruar aleatët arabë se një veprim i tillë do të rriste çmimet dhe do të ndihmonte presidentin rus. Nëpërmjet kësaj mënyrë, Vladimir Putin po vazhdon të financojë luftën e tij në Ukrainë.

Arabia Saudite mbrojti vendimin pasi çmimet e naftës u tërhoqën në mënyrë të vazhdueshme.

Anëtarët e OPEC -ut furnizojnë kolektivisht rreth  37% të prodhimit botëror të naftës së papërpunuar. Së bashku, anëtarët e OPEC-ut kontrollojnë rreth 80% të rezervave totale të provuara të papërpunuara në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb