Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu ka zhvilluar sot një takim me Papa Fraçeskun.

Në takimin e parë të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë, ka qenë i pranishëm edhe kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj.
Kreu i KMSH-së, i dhuroi Papa Françeskut një punim me minaren e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanoren e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. dhuratë kjo që simbolizon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.

Gjatë takimit është diskutuar r eth marrëdhënies së shtetit dhe feve, si dhe kontributi i tyre në ruajtjen dhe forcimin e vlerave njerëzore, kryesisht në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb