KORÇE- Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Pano ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai zgjodhi qytetin juglindor për të bërë mashtrimet dhe propagandën e radhës. Në një reagim për mediat, Mano tha se i vetmi subvencion në Korçë është nënkryetari i Bashkisë.

“Fundjavën qe kaloi, Kryeministri zgjodhi Korçën për të bërë mashtrimin dhe propagandën e radhës për arritjet imagjinare qe vetëm ai i sheh. Ne biznesin e familjes te nen/kryetares te bashkisë Korçë, biznes te cilit i ka dhënë mbi 200 milionë lekë subvencion, nga ku deklaroi se ky biznes ka 2500 te punësuar. Turp! Gënjeshtër! Mashtrim! Z. Kryeministër n.q.s ky biznes ka 2500 punëtore atëherë ne baze te luftës kundër informalitetit qe ju e propagandoni me te madhe, ky biznes duhet te ketë 2500 punëtore te siguruar.”, tha Mano.

Ndër të tjera ai shtoi se: “Ftoj mediat, te shkojnë ne QKR apo ne Drejtorinë e Tatimeve për te pare a janë te siguruar 2500 punëtore ne këtë biznes? Gënjeshtra, mashtrime, propagande! Po si mund te vish ne Korçë dhe te gënjesh ne këtë forme? Si mund te fyesh inteligjencën e korçarëve deri ne këtë mase?
Pse nuk shkove te shikosh qindra biznese qe po falimentojnë ose mezi po e mbajnë frymën gjalle nga taksat dhe tatimet qe i ka vendosur qeveria juaj ? Pse nuk shkove te vizitosh bizneset dhe fermerët dhe t’ju thuash se çfarë ka bere kjo qeveri për premtimet qe i ka bere biznesit dhe fermerëve. Korça nuk i pranon gënjeshtrat e tua z.Rama. Ato as nuk hahen, as nuk pihen dhe as nuk durohen me.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: