Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, në një intervistë për BalkanWeb ka folur në lidhje me Fredi Alizotin dhe si njihet ai në qytet.

Sipas Baçit, Alizoti është një kontingjent i policisë që është përdorur për cështje politike.

Baçi shprehet se në Fier, Alizoti njihet me emrin “Fredi Hajduti” pasi i kërkon lekë rrugës çdo njeriu që takon, madje vjedh edhe banesa.

“Fredi Alizoti një qytetar i bashkise se Fierit, një qytetar jo i zakonshëm është një kontigjent i policisë, një njeri ordiner që kërkon lekë rrugës çdo njeriu që takon, duke qenë një hajdut banesash. Policia e ka ndjekur për ta kapur për futje në dyqane forcërisht. E njohin me emrin Fredi dhe me mbiemrin Hajduti . Më vjen keq që policia e ka marrë kaq seriozisht një njëri të tillë ordiner  e merr dhe e përdor për të imituar apo për të pranuar që paska imituar Agron Xhafën.

Ky njeri është komplet i pabesueshëm , për të ardhur keq , më vjen keq që e kemi edhe bashkëqytetarin tonë që përdoret nga policia. I gjithë problemi këtu është  nga policia që merret me kontigjent, më njerëz që i ka nën kontrollin e vet  duke i bërë ndoshta edhe ndonjë tolerancë në veprimet e tyre të paligjshme dhe pastaj për t’i përdorur edhe për çështje politike.

Ka apo s’ka të vërtetë  janë cështje të organeve të drejtësisë, unë flas për aq sa njoh situatën. Ai është një person problematik që nuk ja vlen të merresh me të , për më tëpër të jetë një dëshmitar i policisë që është vetë ofruar sipas policisë  që ka pranuar që ka bërë rolin e Agron Xhafës  dhe kështu rrëzoi një dëshmi të madhe të bërë nga Babale 1 mbi bisedën që ka bërë më Agron Xhafën . Është mosbesues i papërgjegjeshëm dhe mitoman,” është shprehur Baçi

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb