TIRANE
Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” ne News 24, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura për kreun e Komunitetit Mysliman. Samarxhi u shpreh se se zgjedhja e Bujar Spahiu ishte totalisht e merituar, ndërsa shprehu me bindje se kandidatët e tjerë nuk ishin në lartësinë e duhur.
“Ishte një ngjarje shumë e madhe. Komuniteti Mysliman ka një rëndësi mjaft të madhe. Unë dua të them që ishin zgjedhjet më të rëndësishme dhe më demokratike. Zgjedhja e Bujar Spahiut në krye të të KMSH-së, ishte e merituar. Kandidatët e tjerë ishin larg. Bujar Spahiu ka qenë për shumë vite drejtues. “-u shpreh Samarxhi.
I pyetur për ndërhyrje në zgjedhje, Samarxhi tha se zgjedhjet ishin mjaft demokratike, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë edhe ndërhyrje të mundshme
“Bujar Spahiu ka qenë figura më e pastër më e denjë. Përderisa ai zotëron një potencial të tillë, Komuniteti Mysliman do ecë me vlerat ndërkombëtare. Bujar Saphiu është me vlera të merituara. Unë do them se vetë ky proces i kryer në mënyrë transparente dhe që njerëzit shohin te Bujari një opsion për të ardhmen.”-tha Samarxhi.
(BalkanWeb)