Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 25-vjeçari, i cili sipas uniformave blu, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimim në flagrancë të shtetasit G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb