Një 56-vjeçare shqiptare ne Itali është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Ndërkohë, 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.
Viktima sapo kishte nisur sulmi nga burri i saj i kishte dërguar një mesazh zanor të birit ku i tregonte se; ‘babai më lëndon’

Me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë. Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërkohë 62-vjeçari është dërguar në paraburgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: