DURRËS

Policia e Shtetit vijon operacionet kundër krimeve mjedisore. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb