Protestuesi Erald Noj në protestën e 116 përpara Kryeministrisë deklaroi se krimi sot fle me qeverinë.

Ai shtoi se Vlora Hyseni po fle me krimin, duke përmendur edhe emrin e Ergys Agasit.

Noj theksoi se Edi Rama sot është mbytur nga krimi dhe se duhet të ikë nga qeveria një ditë e më parë.

Protestuesi Erald Noj: Dua të falënderoj SPAK dhe sistemin gjyqësor. Unë i bëj thirrje sistemit të drejtësisë që t’ju japë drejtësi halleve të shqiptarëve në 36 vjet.  

Sot ju keni në dorë fatin e Shqipërisë. Ju e keni në dorë sot që t’ju jepni drejtësi me integritet, biznesmenëve që ju janë shkelur të drejtat, mësuesve e punëtorëve të ndershëm. Sot krimi fle me qeverinë e kjo u tregua se numri një i SHISH është dashnore e krimit.

Rama ik një ditë e më parë. Shqipëria do jetojë edhe për ne, ne do luftojmë për atdheun. Ne nga sot kemi marrë masa, që nga sot 2+2 do bëjnë 5.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: