Një nga protestuesit tha në protestën e 116 se nesër ka parlament dhe se të gjithë duhet të jenë para Kuvendit.
U shpreh se duhet që të protestohet kundër kësaj qeverie, që di vetëm të grabisë qytetarët.
“Nesër në orën 09:30 minuta ju bëj thirrje që të jemi para parlamentit, që të protestojmë, t’u tregojmë se ne jemi këtu. Ne jemi Zoti i Shqipërisë dhe ky është atdheu ynë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë, ne jemi sovrani dhe ne vendosim këtu”, u shpreh ai.
