Një grua 59-vjeçare nga Modena, me origjinë nga Carpi/Emiglia Romagna, u përdhunua dhe u vra në Santo Domingo në Republikën Dominikane, ku ajo jetonte prej dhjetë vitesh: një person është arrestuar. Trupi i gruas, Claudia Lepore, u gjet të enjten në një frigorifer ku kishte qendruar për të paktën tre ditë.

Hapja e frigoriferit u bllokua nga një shkallë: nuk përjashtohet mundësia që gruaja të kishte ngrirë për vdekje brenda. Viktima ishte e lidhur dhe goja i ishte mbyllur me një fashë.

Lajmi u bë i ditur nga “Il Resto del Carlino” në Modena. Sipas hetimeve, siç raportohet nga shtypi dominikan, motivi është i një natyre ekonomike. Denoncimin për zhdukjen e gruas e kishte bërë shoqja e saj Ilaria Benati nga Modena.

Gruaja, nga Modena, është në qendër të hetimeve nga policia lokale së bashku me një tjetër italian, Jacopo Capasso, një zhvillues i pasurive të patundshme gjithashtu nga Bavaro, dhe Antonio Lantigua alias ‘El Chino’ që konsiderohet autori material i vrasjes. Ky i fundit, që u rrëfye, tashmë është në burg. Ai ishte “punësuar” nga dikush për të kryer vrasjen kundrejt 200 mijë pesove (pak më pak se tre mijë euro).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb