Në emisionin “Në Shënjestër”, u trajtuan dëshmitë e të penduarit të drejtësisë belge, Erion Alibeaj, që ka zbërthyer vrasjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Për të folur mbi këtë çështje, të ftuar në studio ishin gazetari Xhevahir Zhabina dhe prokurori Eugen Beci. Prokurori, thotë se është shqetësuese që një i burgosur nga autoritetet shqiptarë, zgjedh të falsi për prokurorët e huaj dhe jo për ato shqiptarë. Ai shtoi më tej, se nëse ka vullnet, atëherë krerët e bandave ekzistuese në Shqipëri, mund të vendosen prapa hekurave. Nga ana tjetër, gazetari

Xhevahir Zhabina foli për vështirësinë e ekstradimit të personave që strehohen në Dubai. Ai tha se e gjithë avaria, krijohet për faktin se shteti shqiptar, por edhe shumë vende në Evropë, nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Dubain.

Beci: Një i burgosur i arrestuar në Shqipëri përgjigjet për autoritetet që flasin në gjuhë të huaj dhe jo për autoritetet që flasin gjuhën e tij, kjo duhet zgjidhur. Duket se personat e arrestuar japin dëshmi të cunguar përpara drejtësisë. Ka një problem ky quhet bashkëpunim i pjesshëm. Që të marrësh statusin e të penduarit, duhet t’i thuash të gjitha. Duhet të thuash çdo gjë pa rezerva. Sado drejtësia të dënojë, të hetojë, është e pashmangshme që grupet kriminale të mos investigojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e tyre. Nuk pret grupi kriminal të hetojë drejtësia grupin tjetër.

Zhabina: Nga dëshmia që dëgjova mendoj se Erion Alibej e ka si mundësi të fundit për të shpëtuar atë pjesë të familjes që i ka mbetur. Dëshmia e tij ishte ezauruese. Janë 5 apo 6 vrasje të urdhëruar nga këto persona. Prokurua shqiptare tashmë duhet të jetë një hap përpara. Shqipëria është e cunguar te dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Fakti që prokurorët belge kanë ardhur posaçërisht për të marrë dëshminë e Erion Alibeajt, besoj se kanë arritur me dokumentacion drejt Belgjikës. Ata kanë dëgjuar edhe personazhe të rinj. Duhet parë se ku duhet të pozicionohet SPAK që do të hetojë grupet kriminale të përfshirë në ngjarje.

Beci: Kjo nuk është punë e hetuesit, por e shtetit. Duke parë se ka dështuar disa herë në ekstradime, atëherë duhet të rritur marrëveshjet dhe vetë bisedimet për të realizuar qëllimin e përgjithshëm. Patjetër mund t’ia dalësh në gjithçka nëse është dëshira e mirë.
Zhabina: Është e pamundur t’i sjellësh në Shqipëri personat që strehohen në Dubai. Nuk ka marrëveshje ekstradimi. po mund t’ia dalim me arrestimin e krerëve të mafies në qytetet tona. Kemi histori suksesi, shumica e bandave të 2005 përfunduan në qeli. E kemi një histori suksesi dhe kështu që SPAK mund ta kopjojë dhe vendosë në zbatim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb