Marc-André ter Stegen mund të jetë pasardhësi i Yann Sommer në portën e Interit. Sipas gazetës katalanase Sport, portieri gjerman ka prishur marrëdhëniet me Barcelona-n, që me ardhjen e Joan Garcia e ka ulur në rolin e portierit të tretë, pas ish-portierit të Espanyol dhe Szczesny-t.
Interi po e vlerëson seriozisht profilin e tij në rast se Sommer pranon ofertën e Galatasaray-t.
Po sipas Sport, ter Stegen është i gatshëm të pranojë një kalim te Interi, nëse vjen një ofertë konkrete, sepse projekti sportiv i klubit përputhet me ambiciet e tij për të vazhduar të luajë në Champions League.
Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në 2028, por klubi katalanas është i gatshëm të gjejë një marrëveshje për prishjen e kontratës, duke i dhënë mundësinë të largohet me parametër zero.
(BalkanWeb)