Këpucët, këtë sezon festash, janë aq të zbukuruara, aq të ndezura, aq me shkëlqim, sa ngjasojnë me bizhuteritë. Qoftë në formën e kristaleve apo rreshtave të perlave, një përfundim metalik të shkëlqyeshëm apo të gjitha të mësipërmet, këtë vit këpucët tuaja po konkurrojnë me vathët tuaj llambadar.

Të stolisur me harqe të mëdha në lëkurë argjendi, këpucet dhe sandalet me taka të larta kërkojnë gjendje të mirë fizike dhe një pedikyr të përsosur. E megjithatë, ato sjellin aq shumë gëzim sa janë tashmë të shitura në masivisht, siç janë disa prej dizenjove PVC dhe kristali të Amina Muaddi, pavarësisht çmimeve të tyre të larta.

Avantazhi i këpucëve statement është se, si gjerdani juaj i preferuar prej ari ose byzylyku prej ​​argjendi, shkojnë me pothuajse gjithçka: një fustan të shkurtër të zi, një kostum prej kadifeje, një jumpsuit me shpinën e zbuliar. Këpucët që bien në sy janë mënyra për të përmirësuar stilin tuaj këtë vit dhe lajmi i mirë është se ato nuk duhet të jenë me patjetër të shtrenjta.

Më poshtë janë disa nga më të bukurat për çdo buxhet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: