Kristjan Asllani duket i destinuar të firmosë me Interin. Lajmi është dhënë nga gazetari i njohur, Fabricio Romano, i cili shkruan në Twitter se është arritur akordi. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes klubeve që pritet t’i kushtojë zikaltërve 14 milionë euro.Detajet nuk janë përcaktuar ende, ndërsa Empoli kërkon nga Interi në huazim edhe sulmuesin Satriano.

Mesfushori shqiptar Asllani bëri një sezon pozitiv me modestët e Serie A dhe prej ditësh po flitet për një luftë në distancë mes Milanit dhe Interit. Si duket, tashmë e ardhmja e lojtarit e ka një drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: