Eksperti i çështjeve ligjore, Rezart Kthupi, i ftuar në studion e lajmeve të News24, u shpreh se kriteret e vendosura nga PD për kreun e ri, duke futur kriterin e mosdënimit nga drejtësia me vendim të formës së prerë, është mesazh për Ervin Salianjin.
Kthupi tha se, vendimi për përcaktimin e kritereve u mor në mars 2026 dhe nuk është botuar në ditën që merret por publikohet një ditë para përfundimit të afatit të aplikimit për zgjedhjet brenda PD.
“Është çështje imazhi. Nuk është problem nëse ai do të jetë kryetar i PD, por me çfarë vote plebishitare do të zgjidhet kryetar i PD. Nëse do të zgjidhej me 90 përqind të votave apo me 60% të votave.
Nëse Berisha do të zgjidhej kryetar me 51% të votave, brenda PD do të krijohej një bërthamë të cilën Berisha nuk e menaxhonte dot.
Atij nuk i duhet një parti e demokratizuar që ka synime elektoralë, por një parti monolite e besnike rreth Sali Berishës. Atij nuk i intereson PD për të ardhur në pushtet. Ai nuk do të lejojë një rrezik”, tha Kthupi.
Rezart Kthupi: Ngjarjet që ndodhën pas 2022 treguan se kishte koordinim të m në raport me interesat e përbashkëta të Berishës, Ramës e deri diku dhe Metës.
Zgjedhjet e 2022 që u dekretuan nga Meta ishin zgjedhje të pjesshme vendore, i duheshin Berishës për të treguar se kush ishte më i forti brenda forcës politike. Po të shohësh farë ndodh, në momentin më të vështirë të Ramës, nga nëntori 2025 deri në mars 2026, që përkoi me çështjen Balluku.
Çfarë bëri Berisha? Bëri protesta të dhunshme dhe cfarë i tregoi qytetarëve, i vuri në balancë qytetarëve imazhin më të keq të opozitës, që përballë një opozite të dhunshme do të zgjedhë një mazhorancë të korruptuar.
Kriteri që ka vendosur Berisha për zgjedhjen e kreut të ri të PD, që të mos jetë i dënuar me vendim të formë të prerë, është mesazh. Ajo parti është e Berishës dhe ai mund të bëjë ctë dojë me statutin.
Vendimi është marrë në mars 2026, dhe nuk është botuar në ditën që merret por publikohet një ditë para përfundimit të afatit të aplikimit për zgjedhjet brenda PD.
Është çështje imazhi. Nuk është problem nëse ai do të jetë kryetar i PD, por me çfarë vote plebishitare do të zgjidhet kryetar i PD. Nëse do të zgjidhej me 90 përqind të votave apo me 60% të votave.
Nëse Berisha do të zgjidhej kryetar me 51% të votave, brenda PD do të krijohej një bërthamë të cilën Berisha nuk e menaxhonte dot.
Atij nuk i duhet një parti e demokratizuar që ka synime elektoralë, por një parti monolite e besnike rreth Sali Berishës. Atij nuk i intereson PD për të ardhur në pushtet. Ai nuk do të lejojë një rrezik.
