Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi është shprehur se po përballen me një numër të lartë të qytetarëve të cilat i largohen sulmeve ruse në Ukrainë.

Një “ortek njerëzish” që derdhet përtej kufijve të Ukrainës në vendet fqinje, kështu e ka cilësuar Grandi largimin e ukrainasve.

Ai tha për BBC World News se numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas deri më tani po shkonte arrinte deri në 1.5 milion, ndërsa paralajmëroi se këto shifra mund të rriteshin shumë shpejt.

Duke folur nga kufiri moldav, Grandi tha se vetë Moldavia kishte pranuar tashmë mbi 200,000 refugjatë, të cilët ai i quajti një sakrificë për një vend jashtë BE-së me infrastrukturë të kufizuar dhe një popullsi të vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb