Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë BE-së që të fillojë bisedimet me Bjellorusinë.

Në bisedën e tij të dytë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel brenda po kaq ditësh, Putin “foli në favor të rivendosjes së kontakteve midis shteteve të BE-së dhe Bjellorusisë për të zgjidhur këtë problem”, tha Kremlini në një deklaratë.

Kremlini tha se të dy diskutuan situatën dhe ranë dakord për “rëndësinë e një zgjidhjeje të shpejtë” të krizës “në përputhje me standardet ndërkombëtare humanitare”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se Bjellorusia po vendoste njerëz të pambrojtur në një “sulm hibrid”.

“Kancelarja theksoi se situata ishte shkaktuar nga regjimi bjellorus, i cili po përdorte njerëz të pambrojtur në një sulm hibrid ndaj Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb