Kroos do të largohet nga futbolli i luajtur pas përfundimit të kampionatit europian. Mesfushori i njohur gjerman dha një intervistë për mediat, pas sfidës së fundit në kampionat me fanellën e Realit.

“Mënyra më e mirë për t’u tërhequr është të fitosh Champions. Dhe ndoshta Kampionatin Evropian në Gjermani.

Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi. Ata qanin dhe kjo më shkatërroi. Mund të falënderoj vetëm të gjithë tifozët e Real Madridit, klubin, shokët e skuadrës, stadiumin. Në këto dhjetë vjet – vazhdon Kroos – jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb