Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Policia bën me dije se  në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.

‘BalkanWeb’ meson se te plagosurit jane: Eni Ajazi, Abaz Ajazi dhe Klevis Reci

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: