Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj është kallëzuar penalisht nga një familje për disa vepra penale, raporton gazetarja Eneida Petova.

Kallëzimi është regjistruar nga Petrit Baho që akuzon Memajn bashkë me dy zyrtarë të tjerë, Agim Çuni dhe Pandi Pilo për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim, falsifikim, kanosje dhe shpifje.

Sipas çiftit Petrit dhe Burbuqe Baho, Bashkia e Dimalit për të favorizuar një person tjetër, Ramadan Baho me të cilin ata janë në konflikt, i prishi një pjesë të pronës më 25 nëntor 2020 ku kanë vilën 3-katëshe dhe një lokal të vogël për hapësirë publike si lulishte, por më pas ka favorizuar Ramadan Bahon për të kryer një ndërtim.

Prokuroria e Beratit nuk ka kompetenca për të hetuar këtë çështje, prandaj kallëzimi i ka kaluar SPAK-ut për Juliana Memajn si dhe dy zyrtarët.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb