MEKSIKE – Një qytet në Meksikë ka një Zonjë të Parë një aligator. Banorët e San Pedro, në jug të Meksikës kanë veshur aligatorin e vogël femër si një nuse dhe simbolikisht “është martuar” me kryetarin e saj, Joel Vazquez Rojas. Vogëlushja grabitqare, së pari u pagëzua dhe pastaj i kënduan serenata, duke e shëtitur nëpër qytet. Gjatë gjithë festës, goja e aligatorit ishte i mbështjellë me shirit ngjitës para se të kthehej nga kishte ardhur. Sipas traditës së vendasëve, kjo kafshë është një princeshë dhe besojnë se një ‘dasmë’ e tillë do të përmirësojë peshkimin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb