Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. Burime pranë këtij spitali bënë të ditur për gazetarin Enver Doçi se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.

Doçi tha për ‘Balkanweb’ se shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb