Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një vizitë në qytetin e Kuçovës, prezantoi kandidaten për deputete të këtij qyteti.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se ato kanë në plan të hartojnë ligje në interes të qytetarëve.

Po ashtu ajo tha se LSI po studion metodat për të kthyer të rinjtë në qytetin e Kuçovës, e kjo sipas saj arrihet përmes krijimit të vendeve të reja të punës me paga të mirëpaguara.

“Jam shumë e kënaqur që sot të prezantoj ty Aurela si psikologe e re, ne të kemi ndjekur nga media por tani është shansi që të mos të të ndjekim vetëm nga mediat por të të kemi dhe psikologen e grupit parlamentar në kuadrin për të zgjidhu problemet. Ne nuk bëjmë asnjë herë analizën sociale të ligjeve që miratojmë në parlament. Ne miratojmë ligje për interes të oligarkëve, miratojmë ligje për interes të grupimeve politike por asnjëherë kur miratojmë ligje nuk mendojmë se cili është impakti psikologjik social për ligjet që ne miratojmë dhe prandaj dhe prezenca e njerëzve si ju është shumë e rëndësishme. Ky ekip që është këtu është shumë i mirë por nuk do të ketë vlerë pa strukturat e LSI Kuçove siç është Iliri dhe të gjithë miqtë tanë që na krijuan mundësinë për ta zgjedhura dhe për të krijuar një infrastrukturë mbështetëse të gjithë këtij ekipi fitues në qarkun e Beratit. Unë kam shumë miq nga Kuçove qe janë në Tiranës dhe ajo që po diskutonim që është shumë e vështirë për tu rikthyer sepse çfarë do tu ofrojmë në të rinjve dhe të reja, qytetarëve të Kuçovës që të kenë mundësi për tu rikthyer këtu. Kemi diskutuar dhe jemi në hartimit përfundimtar jo vetëm të planit, por përveç se asaj që duam ta fokusojmë në Zonat e Lira siç kemi në Durrës ashtu kemi diskutuar dhe me Arditin. Sot bëmë një tryezë për sa i përket angazhimit për biznesin e fasonerisë për të mos vendosur fjalën fasoneri por Made in Albania. Ashtu dhe zona e Kuçovës të jetë një zonë e lirë përsa i përket zhvillimit të aviacionit dhe asaj pjese që ka mundësi për ta zhvilluar. Ne nuk është se kemi për të bërë shpikje por këto janë shembuj që kanë qenë të suksesshme siç është rasti i Maqedonisë ku prodhojnë një sasi që krijojnë një rritje ekonomike goxha të madhe punë të mirëpaguara por dhe zhvillimin e industrisë dhe evoluimin e teknologjisë gjë për të cilën ne kemi nevojë. Kuçova është një zonë e pasur dhe me produkte nëntokësore siç është nafta por dhe me ato mbitokësore”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi ndër të tjera se skandeca e kryeministrit Edi Rama skadon më 25 prill. Gjithashtu ajo prezantoi dhe 5 pikat e programit të LSI.

“Ne duhet të mendojmë ca do bëjmë për njerëzit sepse njerëzit e dinë shumë mirë që skadenca e Edi Ramës mbaron më 25 prill. Dhe jo vetëm e Edi Ramës por dhe të gjithë atyre që e përfaqësojnë atë. Njerëzit duan të dinë çfarë do bëjmë ne për ta. Dhe ne do të angazhohemi jo vetëm për të krijuar vende pune me pagë të mirëpaguara por ne duhet të angazhohemi për të kthyer të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. Ti kthejmë në Kuçovë. Tu ofrojmë atyre mundësi sepse kanë nevojë. Ndjesia që ne krijojmë të njeri tjetri, që ne i japim njeri tjetrit atë energji pozitive është aq e prekshme saqë entuziazmi nganjëherë unë kam frikë pak nga entuziazmi sepse i tepërt të bën dhe euforik por duke qëndruar me këmbë në tokë, duke biseduar me njerëzit duke u fokusuar te problematikat e tyre dhe te ato fjalë që ne do të japim, te angazhimet tona për të realizuar programit dhe premtimet tona jo vetëm 5 prioritete por dhe shumë gjëra të tjera. Për rikthimin e të rinjve, për përfshirjen e vajzave dhe grave në politikë, për marrjen e vendimeve në pushtetet vendore jo thjesht të bëjmë bashki dhe të zbatojmë vendimet ca sjell kryeministri lart. Jo ne na duhen bashki që janë totalisht të pavarura që ti kthejmë në shërbim të komunitetit”, tha kryetarja e LSI.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: